Danezi shkoi për të blerë pajisje që kërkon metale, gjen një thesar ari
Lajmifundit
/
8 September 2021, 14:30
Bota

Një sasi ari 1500 vjeçar ka rënë në duart e një burri në Danimarkë. Ky i fundit kishte shkuar në dyqan që të blejë pajisje që kërkon metale dhe rastësisht zbuloi thesarin. Sipas mediave ndërkombëtare, sapo ndezi pajisjen që bleu, zbuloi arin.
Ole Ginnerup Schytz iu deshën vetëm disa xhiro në fushën e ish-shokut të klasës në Jelling të Danimarkës, për të bërë zbulimin e jetës.

Detektori i metaleve nisi të bënte zhurmë dhe pas gërmimeve ai gjeti 22 artefakte ari që së bashku peshonin 1 kg./BW


