Mbolli kanabis në bjeshkë, arrestohet 30-vjeçari në Tropojë

Aktualitet

Mbolli kanabis në bjeshkë, arrestohet 30-vjeçari në

Finalizohet një tjetër operacion policor antikanabis në Tropojë, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar

Në kuadër të operacionit të koduar “Vilishti”, u arrestua Gëzim Prengzaj, banues në fshatin Lekurtaj.

Aksioni në fjalë u krye pas një hetimi dymujor, ndërkohë që Prengzaj dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, sipër bjeshkës së fshatit Vilisht.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. Sh., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion