Turqia bashkëpunon për herë të parë me një shtet të BE, Erdogan: Do të eksportojmë dronë

Bota

Turqia bashkëpunon për herë të parë me një shtet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka lajmëruar se fundi Turqia do të eksportojë mjete ajrore pa pilotnë Poloni, duke shënuar kështu herën e parë për një shitje të tillë në një vend anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE). Lajmin Erdogan e dha në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij polak, Andrzej Duda, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Ankara.

“Me hapat që kemi ndërmarrë në 19 vitet e fundit (në industrinë e mbrojtjes), ne jo vetëm që kemi mohuar vitet e neglizhencës, por po ashtu e kemi çuar vendin tonë në ligën e gjigantëve në këtë fushë. Turqia, në kuadër të misionit të NATO-s, ‘Patrullimit Ajror të Baltikut’, së shpejti do të vendosë avionët e saj ‘F-16’ në Poloni”, tha ai, duke vënë në pah bashkëpunimin mes dy vende. Erdogan se Polonia dhe Turqia po ecin të vendosur për të arritur synimin e tyre prej 10 miliardë dollarësh në vëllimin e tregtisë dypalëshe, shkruan AA.

Ndërkaq, presidenti Duda, nga ana e tij, tha se Turqia është “aleati më i fuqishëm” i Polonisë “në këtë pjesë të botës” dhe falënderoi presidentin Erdoğan për pilotët turq “që mbrojnë qiellin”. “Unë besoj se si pjesë e kornizës së NATO-s, ne mund të parandalojmë kërcënimet ndaj të dy vendeve nga brenda dhe jashtë vendit”, theksoi Duda.

Ndërkohë të shtunën, ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak bëri me dije se vendi i tij do të blejë 24 dronë të tipit ‘Bayraktar TB2’ nga Turqia.

 

 

ME TE LEXUARAT