Mbaruan ditët e arratisë për shefin e Ndrangheta-s, arrestohet njeriu më i rrezikshëm në botë

Bota

Mbaruan ditët e arratisë për shefin e Ndrangheta-s, arrestohet

Policia e Brazilit ka arritur të arrestojë pas operacionesh të shumta, Rocco Morabito, shefi i Ndrangheta-s. Mësohet se arrestimi i tij u bë në bashkëpunim nga karabinierët e ROS dhe Shërbimi Ndërkombëtar Policor, me bashkëpunimin e DEA, FBI dhe Departamentit të Drejtësisë të SHBA.

Prej 26 vitesh në arrati, i dënuar me 30 vite burg për trafik droge, Morabito është i arratisuri i dytë më i kërkuar pas Matteo Messina Denaro, ndërkohë që emri i tij është në listën e 10 të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane.

Shefi i Ndragehetas ishte arrestuar në vitin 2017 në Uruguaj, pas 23 vitesh në arrati, por dy vite më vonë arriti që të arratisej nga burgu i Montevideo ku po priste ekstradimin në Itali. Rocco Morabito u arrestua në një hotel në Joao Pessoa, kryeqyteti i shtetit të Paraiba, së bashku me dy të huaj të tjerë, sipas ministrit brazilian të Drejtësisë, Anderson Torres.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion