Garda amerikane “braktis” Kapitolin pas 5 muajsh mbrojtje

Bota

Garda amerikane “braktis” Kapitolin pas 5 muajsh mbrojtje

Pas 5 muajsh në detyrë për të mbrojtur Kapitolin, trupat e Gardës Kombëtare amerikane po largohen nga Uashingtoni. Në saj të kësaj, sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin falënderoi ushtarët dhe pjesëtarët e forcës ajrore që ndihmuan policinë e Kapitolit dhe autoritetet lokale për të përforcuar masat e sigurisë pas ngjarjes së dhunshme.

“Këta ushtarë mbrojtën jo vetëm ndërtesat, por edhe ligjvënësit që punojnë atje, duke siguruar që puna e tyre të vazhdonte pa ndërprerje. Ata respektuar betimin e tyre për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën,” tha zoti Austin të hënën.

Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby u tha gazetarëve në Pentagon se rreth 1.000 trupa do të largohen në ditët e ardhshme. E diela ishte dita e fundit e misionit të mbrojtjes të Kapitolit.

Kujtojmë se mbrojtja e Gardës erdhi pas sulmit të 6 janarit në Kapitol.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion