Trump paralajmëron Putinin: Do keni pasoja të rënda nëse nuk i jep fund luftës në Ukrainë

Bota

Trump paralajmëron Putinin: Do keni pasoja të rënda nëse nuk

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar homologun e tij rus Vladimir Putin se Rusia do të ketë pasoja shumë të rëndë nëse nuk i jep fund sulmeve në Ukrainë deri të premten.

BBC raporton se deklarata e presidentit të SHBA vjen si paralajmërim ndaj homologut të tij rus, me të cilin do të takohet këtë të oremte në Alaska.

Trump theksoi se qëllimi i tij është i qartë: “Dua që lufta të mbarojë,” duke shtuar se, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme, sulmet ndaj civilëve vazhdojnë.

Ai nuk ka dhënë detaje të sakta për llojin e pasojave, por përdorimi i termit “pasoja të rënda” shihet si paralajmërim për masa të mundshme ekonomike, diplomatike apo ushtarake.

Ekspertët ndërkombëtarë janë skeptikë se një ultimatum publik mund të ndikojë vendimmarrjen e Moskës, por mesazhi tregon gatishmërinë e SHBA-së për të rritur presionin nëse nuk arrihet një armëpushim.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, me intensifikim të sulmeve ajrore ruse dhe mijëra civilë të zhvendosur çdo muaj, duke e bërë situatën humanitare shumë të rëndë.

ME TE LEXUARAT