Trump paralajmëron hetim ndaj ish-presidentit Barack Obama: Kryetar bande...

Bota

Trump paralajmëron hetim ndaj ish-presidentit Barack Obama: Kryetar

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hedhur akuza të rënda ndaj paraardhësit të tij, Barack Obama, duke e cilësuar si “kryetar bande” dhe duke e akuzuar për tradhti dhe komplot.

Deklarata erdhi gjatë një interviste në Zyrën Ovale, kur Trump u pyet për çështjen e Jeffrey Epstein, por shpejt e kaloi diskutimin te një sulm ndaj Obamës. Trump pretendon se Obama ka qenë në qendër të nisjes së hetimit për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, një çështje që ka hedhur hije mbi mandatin e tij të parë presidencial.

“E nisi presidenti Obama dhe ishin të gjithë aty – Joe Biden, James Comey, James Clapper dhe John Brennan. Të gjithë pjesë e komplotit,” – u shpreh Trump, duke shtuar:

“Obama ishte kryetari i bandës… Ai është fajtor.”

Trump deklaroi gjithashtu se dokumente të publikuara së fundmi nga Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, sipas tij, provojnë përfshirjen e Obamës në atë që e cilëson si “krimi më i madh politik”.

"E saktë apo e gabuar, ka ardhur koha të ndiqen penalisht disa njerëz,” përfundoi Trump, duke dhënë sinjale për hakmarrje politike ndaj ish-administratës Obama-Biden.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion