EMRI/ Aksidentoi me motomjetin e tij një 59-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet autori

Aktualitet

EMRI/ Aksidentoi me motomjetin e tij një 59-vjeçar dhe u largua nga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30 në vendin e quajtur SMT, në Finiq. 59-vjeçari Vasillaq Kallojeri, i cili ishte duke ecur në këmbë është goditur rëndë nga një motomjet dhe autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës ku është aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës shkuan në vendngjarje dhe duke parë se autori ishte larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit u vunë në kërkim të tij.

Në rrugë operative u bë e mundur identifikimi i motomjetit “Dayang” me targa BI024. Pak më vonë u bë e mundur edhe kapja e autorit të aksidentit. Ai është Nikolla Xhollo, 62 vjeç banues në fshatin Dermish, bashkia Finiq.

Pas kapjes 62-vjeçari është çuar në Komisariatin e policisë ku është bërë edhe arrestimi i tij për dy vepra penale: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion