Trump sulmon Zelenskyn: Diktator! Shkatërrove Ukrainën dhe shpërdorove paratë për një luftë që nuk e fitove!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një postimi të gjatë ndaj Volodymyr Zelenskyt, duke e akuzuar se ka çuar dëm 350 milionë dollarë për një luftë që nuk arriti ta fitojë.
Trump e konsideron Zelenskyn një diktator që me punën e tij shkatërroi një shtet të fuqishëm si Ukraina dhe nuk po pajtohet me SHBA që t'i japë fund luftës.
"Mendojeni pak: një komedian mesatarisht i suksesshëm, Volodymyr Zelensky, i bindi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shpenzojnë 350 miliardë dollarë për një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të fillonte kurrë, por një luftë që, pa SHBA-në dhe "Trump", nuk do të mund ta zgjidhte kurrë. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 200 miliardë dollarë më shumë se Europa, ndërkohë që paratë e Evropës janë të garantuara, ndërsa SHBA-të nuk do të marrin asgjë. Pse "Gjumashi" Joe Biden nuk kërkoi barazim, duke qenë se kjo luftë është shumë më e rëndësishme për Evropën sesa për ne - ne kemi një oqean të madh e të bukur si ndarës?
Përtej kësaj, Zelensky pranon se gjysma e parave që i dërguam atij "MUNGON". Ai refuzon të realizojë zgjedhjet, ai është shumë poshtë në sondazhet në Ukrainë, dhe e vetmja gjë në të cilën ishte i zoti ishte "të luante" me Biden "si një violinë". Një diktator pa zgjedhje, Zelensky duhet të lëvizë shpejt, ose nuk do t'i mbetet asgjë.
Ndërkohë, ne po negociojmë me sukses përfundimin e luftës me Rusinë, diçka që të gjithë e pranojnë që vetëm “Trump” dhe administrata Trump mund ta bëjnë. Biden nuk u përpoq kurrë, Evropa dështoi të sillte paqen dhe Zelensky ndoshta dëshiron të mbajë “rubinetin e artë" nga rrjedhin paratë. Unë e dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA njerëz kanë vdekur pa qenë e nevojshme - dhe e gjithë kjo vazhdon", shkruan Trump në X.


