Jozi zbulon arsyen pse zgjodhi Danjën si fituese të Big Brother!

Joz Marku ka folur sot sërish për lojën brenda BBVIP dhe se pse dëshiron që ta fitojë Danja.
Po ashtu këngëtari mohoi se ka pasur diçka përtej miqësisë me Valbonën e cila po ashtu është pjesë e lojës.
"Danja është lojtare shumë e mirë. Meriton shumë. E kam thënë atë pjesën për shkak se nuk u ndjeva mirë për thyerjen e kutisë. Ajo nuk besoi te ajo që i kisha thënë dikur për marrëdhënien me Valbonën. Mund të priste edhe pak ditë. Gjithmonë e ka pasur këtë dyshimin te raporti me Valbonën.
Valbonën e kam cilësuar shoqen time. Nuk e kam parë kurrë me këtë shikimin tjetër. Njiheshim pak. Aty në shtëpi u afruam shumë. Unë Valbonën e kam shoqe të ngushtë.
Kemi një shok të përbashkët që Valbona e konsideron si vëlla, unë e kam shumë shok. Ai është personi që na ka bashkuar", tha ai në TAR.


