Pas "fortunës" në kupolën e Policisë së Shtetit, Bledi Çuçi mbledh drejtuesit e rinj. Zbardhen porositë

Aktualitet

Pas "fortunës" në kupolën e Policisë së

Disa ditë pas reformimit të strukturave vendore të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka mbledhur drejtuesit e rinj këtë të mërkurë.

Njoftimi i policisë:


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, në nivel qëndror e vendor.Takimi ishte i pari me kupolën e re të Policisë, pas ndryshimeve të fundit. Ministri i Brendshëm kërkoi nga drejtuesit e rinj të uniformave blu të justifikojnë besimin e dhënë, duke rritur parametrat e rendit, për më shumë siguri publike dhe duke luftuar çdo paligjshmëri.

Çuçi dha disa porosi për drejtorët vendorë të Policisë, duke u ndaluar së pari, tek nevoja për ngritjen në nivele të tjera të besueshmërisë së publikut tek Policia e Shtetit. Ai tha se Policia vijon të jetë në krye të listës së institucioneve më të besueshme, por për të mos lejuar oshilacione në perceptim, duhet punuar fort përmes përgjigjes e reagimit në kohë ndaj çdo denoncimi të qytetarëve. Rritja e besimit të qytetarëve tek policia, përkthehet në më shumë denoncime e telefonata tek 112, çka rrit forcën goditëse e parandaluese.

Ministri theksoi rëndësinë që kanë rezultatet në luftën antikanabis dhe mirë-menaxhimin e masave, për të garantuar një sezon të sigurt veror. Kreu i Ministrisë së Brendshme kërkoi zbatimin me tepër korrektësi të legjislacionit, për orarin e lejuar të muzikës në lokale, nivelin e zhurmave, apo goditjen e çdo paligjshmërie që konstatohet.

Më tej ai nënvizoi kujdesin e shtuar që duhet të ushtrojnë drejtuesit, tek strukturat e Policisë Rrugore në vend, për të garantuar një marrëdhënie korrekte mes qytetarëve, vendas apo të huaj, që shtohen në stinën e verës përgjatë vijës bregdetare apo drejt destinacioneve të tjeea turistike të vendit.

Veç masave shtesë për garantimin e një sezonit turistik, ministri kërkoi nga drejtuesit e Policisë të intensifikojnë luftën kundër krimit të organizuar, i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion