Tronditen banorët, mbushet me trupa të pajetë lumi i shenjtë i Indisë

Bota

Tronditen banorët, mbushet me trupa të pajetë lumi i shenjtë

India është tronditur nga dalja e trupave të vdekur nga lumi i shenjtë i Indisë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se qindra kufoma janë gjetur në sipërfaqen e lumit, dhe shumë të tjerë janë groposur në rërën e brigjeve të tij.

Siç u tha edhe para disa ditësh, dyshohet se trupat e hedhur në lum dyshohet se kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Ndërkohë që autoritetet policore kanë treguar se janë nxjerrë nga lumi plot 62 kufoma.

Aktualisht në Indi janë regjistruar 25 milionë raste dhe 275.000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, por ekspertët thonë se shifrat reale janë shumë herë më të larta se sa shifrat zyrtare. India është futur në kolaps, pasi ka mungesë të theksuar të shtretërve në spitale, mungesë të oksigjenit dhe të ilaçeve.

ME TE LEXUARAT