Kryeministri izraelit për luftën: Palestinezët do marrin një mësim të mirë

Prej më shumë se një jave vijon lufta mes Palestinës dhe Izraelit, ndërsa vjen sërish një reagim nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Në një deklaratë, ky i fundit u shoreh se militantët palestinezë morën goditje të papritura gjatë bombardimeve nëntë ditore në Rripin e Gazës. Në fjalën e tij ai nënvizoi se militantët palestinezë do të “marrin një mësim të mirë”.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se ne i kthyem ato pas shumë vitesh. Unë jam i sigurt se të gjithë armiqtë tanë përreth do të shohin se çfarë çmimi duhet të paguajnë për agresionin kundër nesh, dhe unë jam i sigurt se ata do të marrin një mësim”, tha Netanyahu.


