Rritet numri i viktimave në Palestinë, Izrael nuk ndal sulmin ajror

Shkon në 217 numri i viktimave në Palestinë nga bombardimet ajrore të Izraelit, përfshirë 63 fëmijë dhe mbi 1.400 tjerë janë plagosur. Izraelitët kanë konfirmuar se janë vrarë 12 persona përfshirë dy fëmijë. E gati 450 ndërtesa në Rripin e Gazës janë shkatërruar pjesërisht apo plotësisht, përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë shtëpi të shëndetit.
Ndërkohë që liderët izraelitë kanë konfirmuar se është duke u zhvilluar një ofensivë kundër Hamasit dhe “Xhihadit Islamik”, kurse zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka pranuar se 12.000 raketa dhe armë tjera që i kanë grupet e caktuara në dispozicion në Gazë, ata kanë mjaftueshëm raketa për të kryer sulme mbi qytetet izraelite.
Mediat ndërkombëtare, që po ndjekin ngjarjen nga afër shkruajnë se dy punonjës nga Tajlanda janë vrarë kurse shtatë persona tjerë janë plagosur në sulmet me raketa në fermën izraelite në afërsi të kufirit me Gazën, ka bërë të ditur policia izraelite, e përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë Hamasi dhe “Xhihadi Islamik”.
Raketat gjithashtu janë lansuar nga pozicionet palestineze, kurse sirenat janë ndezur menjëherë në qytetin Ashdod në jug nga Tel Avivi, por edhe në rajonet e banuara përgjatë kufirit me Gazën, ku nuk është raportuar për dëme apo persona të lënduar.


