Tragjike, Matilda humb jetën pas aksidentit me skuterin që mori dhuratë për 18-vjetor

Bota

Tragjike, Matilda humb jetën pas aksidentit me skuterin që mori

Një 18-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti me skuter, të cilin e kishte marrë dhuratë një muaj më parë, për ditëlindje.

Sipas medieve italiane, Matilda Agnesi kishte shkuar të vizitonte dajat e saj në Comezzano-Cizzago. Duke u kthyer për në shtëpi, ajo ka humbur kontrollin e skuterit duke përfunduar në një kanal.

Ndërhyrja e ekipeve të emergjencës ishte e kotë, pasi vajza kishte ndërruar jetë në vend.

18-vjeçarja jetonte në Trenzano (Brescia) dhe babai i saj është pronar i një restoranti.

“Një tragjedi e madhe për komunitetin tonë”, thotë kryetari i bashkisë së Trenzano, Italo Spalenza.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion