Ndërhyrja në TIMS, Apeli lë në arrest shtëpie ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muçën

Aktualitet

Ndërhyrja në TIMS, Apeli lë në arrest shtëpie

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Ky i fundit do të vijojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi. Muçka ka kërkuar të hetohet pa masë me argumentin se nuk e ka shkelur ligjin.

Pasi Prokuroria e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi për drejtorin e IT- së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ky i fundit u pezullua nga detyra edhe nga institucioni që ai drejtonte.

Sipas prokurorisë, në orët e vona të natës së 2 gushtit të vitit të kaluar, Muça ka ndërhyrë në sistemin TIMS duke përdorur kredencialet e një punonjësi për të transferuar të dhënat e këtij sistemi në mënyrë të paautorizua. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion