TRAGJIKE/28-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë në spital! Dyshohet se i shkaktoi alergji…

Bota

TRAGJIKE/28-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Artës në Greqi, ku një grua shtatzënë 28-vjeçare ka ndërruar jetë.

Sipas raportimeve të mediave greke, gruaja ka ndërrua jetë për shkak të alergjisë ndaj një antibiotiku.

Ajo ishte nënë e një fëmije dhe ishte paraqitur në spital me dhimbje barku, teksa ndodhej në muajin e parë të shtatzënisë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, u vendos që ajo të shtrohej për trajtim të mëtejshëm dhe më pas, për shkak të gjendjes së rënduar, pacientja u transferua menjëherë në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Ngjarja ka tronditur familjen, ndërsa administrata e spitalit ka urdhëruar nisjen e një hetimi të brendshëm administrativ për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë që mund të kenë çuar në humbjen e 28-vjeçares.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion