Tragjedia në Koçan, disa pacientë nisen drejt Selanikut për mjekim

Kosovë&Rajon

Tragjedia në Koçan, disa pacientë nisen drejt Selanikut

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se për 20 pacientë nga Koçani që janë në gjendje kritike për jetën, do të mundësohet mjekim në disa shtete të tjera.

Pas paralajmërimit, tre pacientët e parë nga Qendra Klinike në Shkup janë nisur me automjete të posaçme për kujdes intensiv për në spitalin Papanikollau në Selanik.

Ndërsa tashmë ka arritur edhe avioni ushtarak nga Sofja, që gjithashtu do të bëjë transportin e të lënduarve që do të trajtohen në Bullgari, sipas informacioneve të para, rreth 5 pacientë.

Ndërkaq, pritet që 9 pacientë të dërgohen në Turqi. Pritet që të ketë transport të pacientëve edhe në Beograd.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion