EMRI/ Aksidenti me taksi në Athinë, detaje nga vdekja e 47-vjeçarit nga Tirana

Aktualitet

EMRI/ Aksidenti me taksi në Athinë, detaje nga vdekja e

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën.

Gentian Kamberi, 47 vjeç, nga Tirana, drejtonte mjetin taxi me targa TAB-3674 kur është përplasur me mjetin me targa ITK-9340, që drejtohej nga 22-vjeçarja greke, Ekaterina Caci.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.

Si ndodhi ngjarja?

Protothema shkruan se 22-vjeçarja kaloi në semafor të kuq dhe u përplas me shpejtësi të madhe me taksinë që drejtohej 47-vjeçari i cili mbeti i vrarë në vend. Sipas

Siç u konstatua nga analizat fillestare, e reja ka qenë nën efektin e alkoolit dhe u arrestua për vrasje nga pakujdesia. Priten rezultatet e analizave të gjakut për të përcaktuar sasinë e saktë të alkoolit që ajo kishte konsumuar.


Aksidenti fatal i trafikut ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në kryqëzimin e rrugëve Thivon dhe Panayi Tsaldari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion