Banori i Mississipit filmon momentin kur tornado e fuqishme kalon afër shtëpisë së tij

Së fundmi SHBA është goditur nga stuhi të fuqishme.
Rreth 138 milionë njerëz janë në rrezik të motit të keq në shtetet qendrore dhe jugore të vendit.
Në disa shtete u shpall gjendje e jashtëzakonshme e në disa u raportua për breshër në madhësinë e topave të bejsbollit, shkruan BBC.
Gjithashtu, janë lëshuar edhe paralajmërime për tornado.
Tornadot vdekjeprurëse përmbysën automjete dhe shkatërruan shtëpi, duke lënë më shumë se 250,000 prona pa energji.
Ndryshe, paralajmërimet për përmbytje, përfshirë përmbytje të shpejta, u lëshuan në një numër shtetesh, me Shërbimin Kombëtar të Motit që tha se ekzistonte rrezik për jetën.


