Tragjedia në Kanada, i nxehti ka vrarë 500 njerëz dhe 1 miliardë kafshë detare
Lajmifundit
/
11 July 2021, 08:19
Bota

I nxehti në Kanada ka shkaktuar shumë pasoja. Mësohet se më shumë se 1 miliardë kafshë detare përgjatë bregdetit të Paqësorit të Kanadasë kanë ngordhur. Gjithashtu, vapa e fortë besohet të ketë vrarë deri në 500 njerëz në provincën e Kolumbisë Britanike dhe ka kontribuar në qindra zjarre që digjen aktualisht në të gjithë provincën.
Por ekspertët kanë frikë se kjo gjithashtu kishte një ndikim shkatërrues në jetën detare. Christopher Harley, një biolog detar në Universitetin e British Columbia, ka llogaritur se më shumë se një miliardë kafshë detare mund të jenë vrarë nga nxehtësia e pazakontë.


