Keni plane ditën e sotme? Moti vjen me surpriza, ja çfarë parashikohet për ditën e sotme

Aktualitet

Keni plane ditën e sotme? Moti vjen me surpriza, ja çfarë

Moti në vendin tonë ditën e sotme parashikohet të jetë i kthjellët por do të ketë edhe surpriza. Sipas MeteoAlb dita e diel nis me kthjellime për vendin tonë, ndërsa vranësira kalimtare do kenë në zonat malore. Por mesdita dhe kryesisht orët e pasdites sjellin zhvillim të vranësirave në gjysmën lindore të Shqipërisë duke krijuar mundësinë për shira të izoluar, ku nuk përjashtohet mundësia e ministuhive të breshërit.

Mbrëmja përmirëson dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 35°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion