Tronditesë! Presidenti Jovenel Moïse u vra nga rojet e tij

Bota

Tronditesë! Presidenti Jovenel Moïse u vra nga rojet e tij

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e presidentit të Haitit Jovenel Moïse. Ka qenë gazeta kolumbiane ‘El Tiempo’  që shkruan se vrasësit janë rojet e tij. Të premten, Steven Benoit, një politikan i shquar i opozitës dhe ish senator, i tha stacionit të radios lokale ‘Magik9’: “Presidenti u vra nga rojet e tij, jo nga Kolumbianët.”.

Ndërkohë, në një raport në revistën kolumbiane Semana, duke cituar një burim anonim, sugjeronte që ish-ushtarët kolumbianë kishin udhëtuar në Haiti pasi ishin punësuar për të mbrojtur Moïse, i cili kishte marrë kërcënime me vdekje.

‘El Tiempo’, duke iu referuar burimit, shkruan se pamjet e sigurisë nga kompleksi presidencial treguan që operativët kolumbianë mbërritën në vendin e ngjarjes në orën 2.30 deri në 2.40 të mëngjesit të mërkurën. “Kjo do të thotë se ata arritën një orë e gjysmë pas krimit kundër presidentit,” u citua burimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion