Përplasen tramvajet në Strasburg, mbi 30 të plagosur

Bota

Përplasen tramvajet në Strasburg, mbi 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Strasburg të Francës, ku të paktën 30 persona janë lënduar pas përplasjes së dy tramvajeve pranë një stacioni hekurudhor. 

Rrethanat e aksidentit nuk janë zbuluar ende.

Sipas mediave të huaja thuhet se rreth vendit të ngjarjes është vendosur një kordon sigurie dhe se përpara stacionit ndodhen shumë automjete të ndihmës së shpejtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një video të publikuar nga një dëshmitar në rrjetet sociale, tregon një skenë kaotike dhe dy tramvaje të dëmtuar rëndë në një tunel.

Njëri nga tramvajet duket se ka dalë nga shinat për shkak të përplasjes, shkruan mediat e huaja.

ME TE LEXUARAT