Tragjedi në Kaliforni/ Çifti Woodruff vdes pasi pema i bie mbi makinë, lënë pas 5 fëmijë

Një ngjarje tragjike është raportuar në Kaliforninë e Veriut, ku një çift ka ndërruar jetë në mënyrën më të tmerrshme, duke lënë pas 5 fëmijët e tyre. Mediat e huaja shkruanin se Jessica dhe Jake Woodruff po udhëtonin me makinë drejt bregdetit në Kaliforninë Veriore për të festuar ditëlindjen e Jessicas, në momentin kur një pemë e gjatë 175 metra u rrëzua sipër makinës së tyre.
Për këtë ngjarje të rëndë ka folur një mikeshë e çiftit, Amanda Maffei, e cila ka bërë një fushatë të GoFundMe për të mbështetur pesë fëmijët e çiftit. Bëhet me dije se ata kanë lënë pas katër vajza dhe një djalë.

Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar autoritetet kryesore, që sipas tyre, ishte një aksident i rrallë, pasi atë ditë nuk kishte erëra të forta sa për të rrëzuar një pemë.


