I shpallur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Blutë bëjnë me dije se ka rënë në pranga shtetasi E.T, i cili, me vendim të Gjykatës së Durrësit, i është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


