Arrestohet në spital pas 14 vitesh shefi i mafias kalabreze, po kurohej nga Covid-19

Ka rënë në pranga pas 14 vitesh kërkimesh, Francesco Pelle, shefi i mafias kalabreze. 43-vjeçari, sipas mediave italiane, është arrestuar në një klinikë të Lisbonës ku po trajtohej për COVID-19.
Pelle është kreu i mafisë së fuqishme kalabreze Ndrangheta, i cili kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë, i cili ishte në arrati që nga viti 2007.
Mediat italianë kujtojnë kur 43-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm pasi urdhëroi kryerjen e një masakre në prag të Krishtlindjes në vitin 2006, në të cilën u vra gruaja e shefit rival të mafisë Giovanni Luka Nirta.
Pelle filloi një cikël hakmarrjeje, i cili arriti kulmin në masakrën në qytetin gjerman të Duisburg në gusht 2007, kur u vranë gjashtë persona.
Për shkak të lëndimeve që mori në një pritë në vitin 2006, Pelle mbeti në karrocë për invalidë dhe u zhduk në vitin 2007 ndërsa priste që Gjykata e Lartë në Milano të konfirmonte dënimin e tij të përjetshëm.


