Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagosur
Lajmifundit
/
2 Gusht 2026, 18:45
Bota

2 gusht 2026, Itali – Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në superstradën Rieti-Terni, në afërsi të Colli sul Velino, një zonë e rajonit të Lazios në kufi me Umbrian.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një autobus, dy automjete dhe një kamper.

Gjithashtu, pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ekipet e shpëtimit ndodhen ende në vendngjarje dhe operacionet për ndërhyrjen dhe verifikimet vijojnë.


