Tragjedi ajrore, rrëzohet helikopteri në Filipine, humbin jetën 2 pilotët

Bota

Tragjedi ajrore, rrëzohet helikopteri në Filipine, humbin jetën 2

Dy pilotë të Marinës Filipineze kanë humbur jetën, pasi helikopteri në të cilin ndodheshin u rrëzua pranë një tregu publik në jug të kryeqytetit Manila.

Helikopteri Robinson R22 ishte në një fluturim stërvitor kur u rrëzua në Cavite City rreth orës 6:00 të mëngjesit, tha Marina e Filipineve në një deklaratë.

Dy pilotët në bordin e avionit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por për fat të keq nuk ia dolën, tha Marina e Filipineve teksa premtoi një “hetim të plotë” për shkakun e rrëzimit të helikopterit.

Helikopteri që u rrëzua ishte i vetmi Robinson R22 në flotën e Marinës.

Kujtojmë se dy pilotë të Forcave Ajrore Filipine u vranë në janar të 2023 kur avioni i tyre Marchetti SF260 u rrëzua në një fushë orizi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion