Trafikanti i drogës telefonon aksidentalisht policinë, i gjendet në banesë kokainë dhe peshore

Bota

Trafikanti i drogës telefonon aksidentalisht policinë, i gjendet

Një shpërndarës droge është vënë në pranga në Gjermani, pasi kishte telefonuar aksidentalisht policinë teksa ishte duke fjetur. Operatori në polici iu përgjigj telefonatës, e cila kishte mbërritur rreth orës 01:00 të natës, por në anën tjetër dëgjoi vetëm gërhitjet e një personi.

Në pamundësi për të mësuar të vërtetën e telefonatës, policia u nis menjëherë drejt banesës nga kishte ardhur thirrja. Policia mbërriti në banesën në Waldbröl, pranë Këlnit dhe gjeti 23-vjeçarin duke fjetur, ndërsa era e kanabisit detyroi policinë të bëjë një kontroll.

Ai këmbënguli se nuk e kishte telefonuar policinë, por kur kontrolloi telefonin e tij zbuloi se kishte telefonuar disa herë emergjencën. Policia kreu kontroll në banesë dhe zbuloi kanabis, disa tableta ekstazie, kokaine, amfetamina, peshore./a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion