I shtrirë dhe gjakosur në kokë, arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Aktualitet

I shtrirë dhe gjakosur në kokë, arrestohet bashkëshorti i

KOSOVA

Për të disatën herë është arrestuar në Kosovë bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Dardan Molliqaj i cili është kryetar i PSD në Kosovë së bashku me aktivistë të tjerë të partisë kundërshtuan sot konferencës e zëdhënëses së Gjykatës Speciale,Ekaterina Trendafilova deri në ndalimin e fjalimit të saj me ovacione e fërshëllima.

Në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, duket Molliqaj i gjakosur në kokë dhe i shtrirë teksa polici i ka vendosur gjurin në fyt.

Dardan Molliqaj ndryshe njihet si bashkëshorti i Besa Shahinit, politikania nga Kosova që shërbeu në Shqipëri për më pak se dy vite si Ministre e Arsimit. Ata u martuan në vitin 2019 kur Shahini ishte ende ministre kurse Molliqaj vetëm deputet i Parlamentit të Kosovës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion