Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, 1 vit burg për këngëtarin nga Kosova

Kosovë&Rajon

Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, 1 vit burg

Gjykata e Gjilanit ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’. Sipas mediave kosovare, Xhaferri akuzohet se në vitin 2012 ka tentuar të vrasë Burim Osmanin, reperi i njohur me emrin Duda. Paraprakisht, Xhaferi e pranoi fajësinë për akuzat që i vihen në barrë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agron Uka, i akuzuari deklaroi se e ndien veten fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria. Pranimi i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Uka, e më pas u aprovua nga gjykatësi Thaqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ardian Xhaferi më 15 qershor të 2012-ës, në lagjen “Dardania I”, rruga IV, me dashje dhe paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta të pandehurin Burim Osmani. Aty thuhet se Xhaferi me revolen e tij ka shtënë në drejtim të Osmanit, por nuk ka arritur ta godasë, për çka vepra penale mbetet në tentativë, e më pas arratiset nga vendi i ngjarjes.

Për këtë, sipas prokurorisë, Xhaferi ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 147, paragrafi 1, nën paragrafi 4 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 2 të Kodit Penal./express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion