Tërheqja e Biden nga kandidimi, reagon Shtëpia e Bardhë: Ai do përfundojë mandatin

Bota

Tërheqja e Biden nga kandidimi, reagon Shtëpia e Bardhë: Ai do

Shtëpia e Bardhë DEKLAROI se presidenti Joe Biden po “pret me padurim të përfundojë mandatin e tij” kur u pyet për thirrjet qe disa republikanë të Kongresit që Biden të largohet nga presidenca.

Biden tha në deklaratën e tij fillestare se ai do të përfundojë mandatin e tij. 

“Presidenti Biden trashëgoi një ekonomi në rënie të lirë, një shkallë të lartë të krimit të dhunshëm dhe aleanca të shkatërruara nga paraardhësi i tij.

Ai e ktheu atë në rritjen më të fortë ekonomike në botë dhe shkallën më të ulët të krimit të dhunshëm në gati 50 vjet, duke e bërë NATO-n më të madhe se kurrë.

Ai mezi pret të përfundojë mandatin e tij dhe të japë rezultate më historike për popullin amerikan”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates në një deklaratë për CNN.

Bates vazhdoi:

"Kjo përfshin vazhdimin e uljes së kostove, krijimin e vendeve të punës dhe mbrojtjen e Sigurimeve Shoqërore duke qëndruar kundër agjendës që do të përkeqësonte inflacionin dhe do të na çonte në recesion.

Dhe ai do të vazhdojë të luftojë për të mbrojtur liritë e amerikanëve nga ndalimet radikale të abortit dhe sulmet ndaj shtetit të së drejtës.”

ME TE LEXUARAT