Obama për dorëheqjen e Biden: Vendim prej patrioti të vërtetë

Bota

Obama për dorëheqjen e Biden: Vendim prej patrioti të

Ish-presidenti Barack Obama shprehu mbështetjen e tij për doreheqjen e presidentit Joe Biden pasi ai u largua nga gara presidenciale 2024, duke e përshkruar atë si "një patriot të rangut më të lartë".

“E di që Joe nuk është tërhequr kurrë nga një luftë”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Barack dhe Michelle Obama.

Ata thane se vendimi ishte nga me te veshtiret "por e dine që ai nuk do ta merrte këtë vendim nëse nuk besonte se ishte i duhuri për Amerikën".

Është një testament për dashurinë e Joe Biden për vendin – dhe një shembull historik i një nëpunësi të vërtetë publik që vë edhe një herë interesat e popullit amerikan përpara interesave të tij, që gjeneratat e ardhshme të liderëve do të bëjnë mirë ta ndjekin.”

Obama ka folur edhe per kandidatin demokrat: “Kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar.

Unë besoj se vizioni i Joe Biden për një Amerikë bujare, të begatë dhe të bashkuar që ofron mundësi për të gjithë do të shfaqet plotësisht në Konventën Demokratike në gusht. Dhe unë pres që secili prej nesh të jetë i përgatitur për të përcjellë atë mesazh shprese dhe përparimi” tha Obama.

ME TE LEXUARAT