Tentativë përdhunimi në transportin publik, arrestohet 26-vjeçari njerëzit të alarmuara për sigurinë

Bota

Tentativë përdhunimi në transportin publik, arrestohet

Policia ka arrestuar 26-vjeçarin nga Egjipti, i cili dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një grua që po përdorte transportin publik pranë Parisit.

Në raportimet e mediave franceze, tregohej tentativa e dyshuar për përdhunimin e 26-vjeçares. Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin egjiptian.

Jhordana Dias, vajza e cila u sulmua nga i riu, deklaroi se autori u ngjit në tren, e më pas i është afruar duke kryer veprime të turpshme.

Një nga pasagjeret në tren ka dokumentuar të gjithë ngjarjen, duke e filmuar.

26-vjeçari egjiptian po mbahet në paraburgim, teksa pritet të merren masa të mëtejshme për veprën penale “Tentativë për përdhunim”.

E reja me ndihmën e vëllait të saj, e denoncoi autorin e ngacmimit në polici.

Shumë gra në Francë janë të shqetësuara për ngjarje të tilla, teksa sipas tyre ngacmimet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion