Tensione në ajër! NATO i përgjigjet Putinit, ngre avionët luftarakë në Poloni!

Bota

Tensione në ajër! NATO i përgjigjet Putinit, ngre avionët

NATO është detyruar të ngerë në ajër avionët e saj luftarakë në Poloni sot, ndërsa Vladimir Putin përdori bombardues strategjikë për të sulmuar Ukrainën fqinje.

Putin përdori bombarduesit strategjikë Tu-95MS, të aftë për të mbajtur armë bërthamore, duke shkaktuar panik në Kiev, ku banorët vrapuan drejt strehimoreve në metro.

Shpërthime u dëgjuan në Kiev, Zhytomyr dhe Sumy, si dhe në rajonet e Kievit dhe Çerkasit. Rusia përdori gjithashtu dronë, duke plagosur disa persona.

“Vëmendje, për shkak të aktivitetit të aviacionit me rreze të gjatë veprimi të Federatës Ruse, duke goditur objektiva të vendosura, veçanërisht në perëndim të Ukrainës, aviacioni ushtarak ka filluar të operojë në hapësirën ajrore të Polonisë,” tha komanda e operacioneve të forcave të armatosura të Varshavës.

Mbrojtja ajrore tokësore dhe sistemet e zbulimit me radar u vunë gjithashtu në gatishmëri.

ME TE LEXUARAT