Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, do i nënshtrohet autopsisë!

Aktualitet

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, do i nënshtrohet

Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili humbi jetën në spitalin e Tiranës në 8 janar të këtij viti do të zhvarroset.

Burime bëjnë me dije se ekspertë të institutit të mjekësisë ligjore, shoqëruar nga prokurorë në prezencë të familjarëve kanë zhvarrosur trupin e tij, i cili do t’i nënshtrohet autopsisë.

Pritet që ekspertët të marrin mostra nga trupi i 12-vjeçarit, të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.

Mjekët e QSUT konkluduan se Leo Sadiku ka ndërruar jetë si pasojë e miokardit akut, ndërsa familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime duke akuzuar mjekët e QSUT për neglizhencë në trajtim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion