Bardhi i përgjigjet Ramës: Ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vëllain tënd!

Politikë

Bardhi i përgjigjet Ramës: Ndaje mendjen kam shpifur për ty apo

Deputeti Gazmend Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama tha se ky i fundit po shtyn gjyqin me argumente boshe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se gjyqin ai e ka me vëllain e kryeministrit, Olsi Rama dhe jo me kreun e qeverisë.

"Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm s'merr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht.

Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine!

Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!", shprehet Rama.

ME TE LEXUARAT