Të shtëna armësh në aeroport, qëllohet për vdekje një burrë

Bota

Të shtëna armësh në aeroport, qëllohet për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të qytetit kanadez Vankuver. Mësohet se një person ka mbetur i vdekur, pasi u qëllua me armë zjarri në terminalin kryesor të këtij aeroporti. Ndërkohë, mediat shkruajnë se aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit ka bërë të ditur se po bashkëpunon me policinë.

Disa orë pas ngjarjes së rëndë policia njoftoi se e ka situatën nën kontroll. Por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me shkaqet e ngjarjes së rëndë. Autori i krimit është shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion