"Zbuten" talebanët, lejojnë një femër që të prezantojë emisionin e mëngjesit në TOLO TV (Foto)

Bota

"Zbuten" talebanët, lejojnë një femër që

Talebanët duket se po tolerojnë disa rregulla në Afganistan. Bëhet fjalë për botën e medias. Teksa u fol se femrat nuk do të punojnë, talebanët duan të vërtetojnë se kanë ndryshuar. Sot, emisioni i mëngjesit në TOLO TV ka rifilluar transmetimin dhe prezantuesja ishte një femër.

E mbuluar, sipas rregullave të talebanit, gazetarja duket se do vazhdojë punën e saj, pavarësisht pushtetit. Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter, Saad Mohseni, drejtor i MOBY Group.

Kujtojmë se para pushtimit, talebanët e kanë cilësuar Tolo TV si një televizion pornografik, për shkak të zhveshjes së femrave që drejtonin emisionet. Qeveria e talebanëve ende nuk është shpallur dhe rregullat përfundimtare, duke bërë që shumë femra nga fusha të ndryshme, të kenë frikë për karrierën e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion