Talebanët bëjnë ministër të Brendshëm keun e organizatës terroriste

Bota

Talebanët bëjnë ministër të Brendshëm keun e

Talebanët njoftuan krijimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan. Një zëdhënës tha se qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin e talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës i dytë.

Zabihullah Mujahid tha ndër të tjera se qytetarët afganas kanë pritur prej kohësh krijimin e një qeverie të re në vendin e tyre.

Talebanët arritën që të merrnin nën kontroll pjesën më të madhe të vendit rreth tre javë më parë, ndërsa rrugën për krijimin e qeverisë e gjetën të hapur pas largimit nga vendi të ish-presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani.

Emrat që do përbëjnë qeverinë talebane janë:

Mullah Yaqoob është emëruar Ministër i Mbrojtjes, kurse Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë në këtë dikaster.

Sarajuddin Haqqani është emëruar Ministër i Brendshëm. Ai është njëkohësisht kreu i Rrjetit Haqqani, një organizatë e shpallur terroriste nga SHBA.

Amir Khan Muttaqi Ministër i Jashtëm në Detyrë, ndërsa Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës i dytë në këtë ministri.

I pyetur pse asnjë grua nuk u emërua në qeveri, Ahmadullah Wasiq tha për BBC se kabineti nuk është finalizuar ende, citon top channel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion