Stuhia më e fortë në 100 vjet, ‘Militon’ la 9 të vdekur në Florida, 3.3 milionë banorë pa energji

Stuhia e shekullit, Milton, goditi Floridan pasditen e së mërkurës me orën lokale të shtetit amerikan, afër Siesta Key, si një stuhi e kategorisë së 3.
Ajo që solli ishte e pritshme: qiej të nxirë, stuhi me shi, përmbytje dhe erëra të forta mbi 190 kmh.
Mbi 3 milionë shtëpi dhe biznese raportohet se kanë kanë mbetur pa energji në të gjithë shtetin.
Deri tani raportohet për 9 viktima në disa zona të shtetit Florida, ndërkohë që operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende.
Janë të shumtë ata që kanë lënë banesat e tyre për tu larguar nga stuhia. Në qytetin Palmetto, pranë Tampas, qindra mijëra janë strehuar nëpër godinat e shkollave, si vendstrehime të sigurta.
Në St Petersburg, era arriti shpejtësi marramendëse, aq sa shkuli çatinë e një stadium bejsbolli.
Presidenti Joe Biden e cilësoi Milton si stuhinë e shekullit dy ditë më parë dhe se do të ishte më shkatërrimtari në 100 vite.
Edhe pse tashmë uragani Milton e ka kaluar tokën amerikane, sipas autoriteteve është ende e rrezikshme që të dilet jashtë.


