Stuhia “Elsa” vjen furishëm në SHBA, përmbyten metrotë në Nju Jork, bllokohen rrugët (Video)

Siç u paralajmërua, stuhia “Elsa” mbërriti në SHBA, duke shkaktuar trazirat e para. Mësohet se disa stacione të metrosë janë përmbytur dhe shumë rrugë janë të pakalueshme. Bëhet fjalë për Bronxin, duke shkaktuar kaos në trafik.
Sipas mediave, stuhia tropikale ka nisur pushtimin fillimisht përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara pasi në Florida solli shi të mëdha dhe erëra të forta.
NËS paralajmëroi përmbytje të mundshme nga e premtja në mëngjes, me pritjen e reshjeve të mëdha të shiut të sjellë nga stuhia Elsa, ndërsa meteorologët theksojnë se fenomene të tilla ekstreme do të jenë gjithnjë e më shumë për shkak të ndryshimit të klimës.


