Detajet/ Mbledhja e kryebashkiakëve të PS-së me urdhër të Ramës, Dritan Leli refuzon ftesën e "shefit"

Politikë

Detajet/ Mbledhja e kryebashkiakëve të PS-së me urdhër

Kryeministri Edi Rama ka thërritur në një mbledhje të gjithë kryetarët e bashkive në vend, që drejtohen nga përfaqësues të PS-së.

Fax News mëson se takimi lidhet me transparencën dhe uljen e korrupsionit në nivel lokal. Të pranishëm janë të gjithë kryebashkiakët socialist përveç Dritan Lelit, kryebashkiakut të Vlorës i cili ka refuzuar ftesën për arsye personale.

Mbetet ende me pikëpyetje nëse në takim ka shkuar kryebashkiakja e vetme e opozitës Voltana Ademi, apo  ka zgjedhur të refuzojë si homologu i saj i Vlorës.

Ky takim i Ramës me të zgjedhurit vendorë vjen dy ditë pasi ai firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, i cili u arrestua me urdhët të SPAK-ut.

Tushe akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dhënien e një tenderi me vlerë 24 milionë lekësh të rinj për rehabilitimin e një kanali vaditës në fshatrat e Lushnjes.

Menjeherë sapo SPAK komunikoi arrestimin e tij, Rama tha se PS nuk do të marrë askënd në mbrojtje, dhe secili prej tyre duhet të paraqitet vetë përpara drejtësisë.

I njëjti fat duket se pret secilin prej kryebashkiakëve me probleme me ligjin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion