E trishtë! Covid-19 vret në moshë të re studiuesen që prodhoi vaksinën kineze në Indonezi

Një nga studiueset kryesore të kompanisë që prodhon vaksinën kineze Sinovac në Indonezi, ka ndërruar jetë, me shumë mundësi nga pasojat e COVID-19. Bëhet fjalë për Novilia Sjafri Bachtiar, e cila ndërroi jetë kur nuk ka mbushur ende 50 vjeç. Lajmi tronditi vendin aziatik me 270 milionë banorë, dhe ministri Erich Thohir, i njohur në Europë si aksionisti kryesor i ekipit të Interit disa vite më parë, foli për një ”humbje të madhe”, ndërkohë që aty bilanci i pandemisë po përkeqësohet.
Fakti që vendi është vaksinuar në pjesën më të madhe me vaksinën kineze Sinovac, së bashku me rastet e shtuara në vende të tjera në vende si Kili, Sejshellet etj që përdorin vaksina kineze, ka hedhur sërish dyshime mbi efikasitetin e “armës” kineze kundërt COVID-19, veçanërisht për sa i përket rasteve të rënda ose vdekjes.
Gjithsesi, studiuesit shtynë për të bërë një analizë më të gjerë. Edhe në shtetet që përdorin Sinovac, pjesa më e madhe e viktimave kanë qenë të pavaksinuar ose vetëm me dozën e parë./a2cnn


