Stuhia "Bert" me borë dhe erë të fortë godet Britaninë, tre të vdekur, mbyllje e vonesa në aeroporte

Bota

Stuhia "Bert" me borë dhe erë të fortë godet

Stuhia "Bert" u ka marrë jetën tre shoferëve ne Britani, pasi moti i keq la shtëpitë pa energji elektrike, aeroportet u mbyllën dhe rrugët u përmbytën.

Më herët, një burrë 34-vjeçar në Shipley, West Yorkshire, u vra kur makina e tij, Renault Capture e tij blu u përplas me një mur si pasoje e akullit.

Stuhia "Bert" me borë dhe erë të fortë godet

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, një burrë rreth të 60-tave vdiq kur një pemë ra mbi Mercedesin e tij të zi E350. Në vendngjarje konfirmohet se ai ka vdekur. 

Policia e Northamptonshire ka raportuar se një burrë vdiq në një përplasje me dy makina në A45 pranë Flore rreth orës 8:20 të mëngjesit të sotëm.

Aeroportet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë mbyllur dhe ndeshjet e futbollit janë anuluar pas reshjeve të borës, ndersa sinoptikanët paralajmërojnë se më e keqja e stuhisë Bert nuk ka ardhur ende.

Erërat me shpejtësi 70 mph po godasin zonat bregdetare dhe shkrirja e borës dhe shiut të dendur po shkaktojnë përmbytje.

National Grid tha se 4,000 shtëpi në rajonin e Midlands, ne Angline jugperëndimore dhe Uellsin jugor janë pa energji elektrike.

Stuhia është përshkruar si një ngjarje e rrezikshme me borën që pasohet nga ajri i ngrohtë që lëviz drejt veriut - duke sjellë erëra të forta.

Ross Easton, i Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë tha: 'Sinoptikanët po e përshkruajnë këtë si një "ngjarje me shumë rrezik" me motin më të keq që ende nuk ka mbërritur, dhe kështu anëtarët tanë dhe ekipet e qendrave të kontaktit janë në dispozicion.'

Disa ura kane pasur probleme ne kalueshmeri dhe jane mbyllur.

Stuhia "Bert" me borë dhe erë të fortë godet

Situate kaosi u raportua në aeroportin e Newcastle pasi disa fluturime në hyrje u devijuan në Belfast dhe Edinburgh ndërsa ekipi i pastrimit te borës u përpoq të minimizonte ndërprerjet.

Pasagjeret shpërndanë imazhe që tregojnë pista të mbuluara me borë në aeroportin e Newcastle dhe Yorkshire, ku disa madje që pretendojnë se ka 'shtatë orë plus vonesa'. 

Gjashtë paralajmërime për motin mbeten në fuqi. Më në jug, shirat e dendur po godasin Anglinë. 

Medterologet parashikojne se reshjet e dendura të shiut të zhvillohen gjatë natës dhe të dielën për Anglinë jugperëndimore dhe jugore, duke u shtrirë nga Oksfordi në Truro./lajmifundit.al

 

ME TE LEXUARAT