Sportisti i njohur italian pëson infarkt gjatë një turneu

Bota

Sportisti i njohur italian pëson infarkt gjatë një turneu

Ish-sportisti italian, Antonio Rosi shokoi botën e sportit pas një sulmi në zemër të pësuar këtë të diele gjatë zhvillimit të një turneu.

52-vjeçari fitues i 5 medaljeve në Lojërat Olimpike në sportin e kanoeve, shkoi menjëherë në urgjencë duke qëndruar nën vëzhgimin e kardiologëve.

Sportisti i njohur italian pëson infarkt gjatë një turneu

E gjithë Italia u prek nga ky lajm, pasi Rosi është një ikonë e këtij sporti në vendin fqinj madje mban dhe postin e nënsekretarit të Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Itali në vitin 2026.

Vetë sportisti reagoi duke bërë dhe shaka mbi gjendjen e tij:

’Pas 50 vitesh shërbim, ndihem si i ri tani’, tha Rosi duke qetësuar tifozët italian.

ME TE LEXUARAT