Shkrumbohet nga flakët makina tek sheshi “Shqiponja”
Lajmifundit
/
20 July 2021, 19:48
Aktualitet

Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet.
Fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të plagosur, ndërsa makina është shkrumbuar e gjitha nga flakët.
Mësohet se makina e djegur ishte tip “opel” dhe ka marrë flakë teksa lëvizte në nënkalimin tek rreth rrotullimi “Shqiponja” në Tiranë.


