Mevlani kujton momentin më të bukur kur ishte çift me Ledjanën: Akoma qesh kur e...

Ledjana dhe Mevlani kanë qenë një nga dyshet që morën vëmendjen më të madhe gjatë emisionit “Për’puthen”. Të gjithë menduan se ata do të krijonin një çift bashkë, por në përfundim të emisionit ata ndanë rrugët me njëri-tjetrin. Mevlani dhe Ledjana nuk ndiqen as në rrjete sociale, por nuk kanë munguar thumbat për njëri-tjetrin në publik.
Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku padyshim nuk kanë munguar pyetjet rreth Ledjanës.

“Cili ka qenë momenti më i mirë me Ledjanën?”, e ka pyetur një ndër ndjekësit
Mevlani nuk ka ngurruar dhe ka treguar për të gjithë ndjekësit momentin që e bën akoma për të qeshur.
“Akoma qesh kur e kujtoj, ishte momenti kur ne ziheshim dhe sa shikonim njëri-tjetrin në sy qeshnim të dy prapë”, ka rrëfyer Mevlani.


