Sondazhi në Francë: 33% e votuesve preferojnë partinë e Le Pen në pushtet

Bota

Sondazhi në Francë: 33% e votuesve preferojnë partinë e Le

Një sondazh i fundit i kryer nga kompania Ifop tregon se 33% e qytetarëve francezë do të votonin për kandidatin e së djathtës ekstreme në zgjedhjet presidenciale. Kjo përfshin si Marine Le Pen, ashtu edhe Jordan Bardella, kreun aktual të partisë “Tubimi Kombëtar” (Rassemblement National).

Kujtojmë se Le Pen aktualisht nuk ka të drejtë të kandidojë, për shkak të një vendimi gjyqësor që e ndalon përkohësisht nga mbajtja e posteve publike.

Në vendin e dytë të sondazhit renditet Edouard Philippe, ish-kryeministër gjatë presidencës së Emmanuel Macron, me 16% të mbështetjes. Ai pasohet nga eurodeputeti Raphael Glucksmann, i cili bashkëpunon me socialistët, me 15% të votave.

Ndërkohë, Jean-Luc Melenchon, udhëheqësi i partisë së majtë “Franca e Pamposhtur” (La France Insoumise), renditet i katërti me 12% të mbështetjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion